Me fushatën ‘Sake Viva’ Japonia po u kërkon të rinjve të pimë më shumë në përpjekje për të nxitur ekonominë e vendit.
Brezi i ri i japonezëve po pinë më pak alkool se prindërit e tyre gjë që ka dëmtuar ekonominë dhe ka shtyrë agjencinë japoneze të taksave të ndërhyjë për të ndryshuar trendin.
“Sake Viva’’ është fushata e vendit për të nxitur industrinë dhe për ta bërë alkoolin më tërheqës.
Është një konkurs që kërkon persona nga 20-39 vjeç të ndajnë idetë e tyre të biznesit për të stimuluar kërkesën mes bashkëmotarëve të tyre, pavarësisht nëse është sake japoneze, uiski, birrë apo verë , shkruan BBC.
Ekipi që drejton konkursin për autoritetin tatimor thotë se zakonet e reja të formuara pjesërisht gjatë pandemisë Covid-19 dhe një popullsi në plakje kanë çuar në një rënie të shitjes së alkoolit.
Siç vërehet në media japoneze, reagimi ka qenë i përzier, disa kritikojnë përpjekjen për të promovuar një zakon jo të shëndetshëm, ndërsa disa të tjerë e kanë quajtur ide të çuditshme në internet.
Garuesit kanë afat deri në fund të shtatorit për të paraqitur idetë e tyre.
Projektet më të mira do të zhvillohen më pas me ndihmën e ekspertëve përpara se propozimet përfundimtare të paraqiten në nëntor.
Faqja e internetit e fushatës thotë se tregu i alkoolit në Japoni po tkurret.
Shifrat e fundit nga zyra e taksave tregojnë se njerëzit pinin më pak në 2020 sesa në 1995, me shifra që bien nga 100 litra (22 gallon) në vit në 75 litra (16 gallona).
Të ardhurat nga taksat e alkoolit gjithashtu janë tkurrur gjatë viteve duke zënë 5% të të ardhurave totale në 1980 dhe 1.7% në 2020, sipas gazetës The Japan Times.
Duhet të theksohet se Banka Botërore vlerëson se pothuajse një e treta e popullësisë së Japonisë është e moshën 65 vjeç e lartë, përqindja më e lartë në botë.