Lajm i keq për Barcelonën: Atlético Madrid nuk ka ndërmend të paguajë 40 milionë eurot e parashikuara në marrëveshjen e nënshkruar një vit më parë. Anësori francez, Antonio Griezmann kujtojmë, ka një klauzolë që parashikon detyrimin për ta blerë nëse luan minimalisht 45 minuta në gjysmën e ndeshjeve në të cilat do të jetë i disponueshëm, duke përjashtuar kështu dëmtimet dhe pezullimet.
Shifra konsiderohet shumë e lartë, duke marrë parasysh performancën e sezonit të kaluar. Griezmann doli jashtë rreshtit në hierarkinë e trajnerit Simeone, i cili e la sulmuesin francez në stol në ndeshjen debutuese të La Ligas kundër Getafe. Gjithsesi Griezmann hyri në fushë në minutën e 61-të dhe shënoi golin e tretë pas dy golave të Moratës, në fitoren 3-0 të bardhekuqve.