MIE nxjerr dy zona minerare për privatët në Shqipëri

Ministria e Infrastrukturës dhe Energjisë ka nxjerrë për subjekte të interesuar zona minerare në vend.

Në dy vende do të nisë kërmimik për flori,  në Librazhd dhe në Mirditë.

Sipas njoftimit mësohet se  afati për ofertat e subjekteve është deri  më 6 shtator.

Njoftimi i Ministrisë së Infrastrukturës dhe Energjisë:

 

  1. Zona minerare Nr. 3/1, Objekti “Babje”, Librazhd, Qarku Elbasan, lloji i mineralit ar, veprimtaria kërkim – zbulim.
  2. Zona minerare Nr. 4/1, Objekti “Kaçinar”, Mirditë, Qarku Lezhë, lloji i mineralit ar, veprimtaria kërkim – zbulim.

3.Zona minerare Nr. 145/1, Objekti “Perlat – Shebe”, Mirditë, Qarku Lezhë, lloji i mineralit bakër, veprimtaria kërkim – zbulim.

  1. Zona minerare Nr. 56/3, Objekti “Polenë”, Skrapar, Qarku Berat, lloji i mineralit ranor pllakor, veprimtaria shfrytëzim.

“Kërkohet që të realizohet aplikimi për leje minerare për zonat minerare konkurruese Nr. 3/1, Nr. 4/1, Nr. 145/1, Nr. 56/3, të miratuara në planin vjetor të vitit 2021, me të dhënat dhe formën e formularit të ofertës të paraqitura në aneksin 1 të kësaj Ftesë për Ofertë.

Ofertuesit të paraqesin vetëm një Ofertë për një zonë konkurruese, ku të angazhohen se pranojnë kushtet e përcaktuara në ftesën për procedurë konkurruese dhe detyrimet që rrjedhin nga fitimi i procedurës konkurruese. Shpenzimet e kryera për të marrë pjesë në procedurën konkurruese nuk rimbursohen nga Autoriteti Kontraktues.

Asnjë ofertues nuk do të përjashtohet nga pjesëmarrja në procedurën e konkurrimit në bazë të shtetësisë. Afati i fundit për dorëzimin e ofertave për zonat: Nr. 3/1, Nr. 4/1, Nr. 145/1, Nr. 56/3; është dt. 06.09.2022, ora 10:00 . Ofertat e dorëzuara pas këtij afati do të refuzohen” thuhet në shpalljen e MIE.

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *