Atentatet mafioze në Vlorë dhe Fushë-Krujë u kryen nga i njëjti grup, vrasës me pagesë të mirëtrajnuar

Detaje të reja janë zbuluar nga atentati i ditës së djeshme në Vlorë ku u vranë Shpati Lena dhe Hakim Xhezo. Sipas burimeve nga policia, ka dyshime që grupi i cili ka kryer vrasjen e djeshme të jetë i njëjti i cili kreu dhe ekzekutimin në mbikalimin e Fushë-Krujës.

Bëhet fjalë për vrasës me pagesë të mirëtrajnuar, të cilët veprojnë me të njëjtën mënyrë, ndjekin viktimat, pasi i afrohen paralel, hapin zjarr në lëvizje, dhe pasi makina e viktimave ndalon, atehërë vrasësit ulen nga automjeti i tyre dhe qëllojnë sërish për t’u siguruar që objektivi ka humbur jetën.

Pra këta lloj ekzekutoresh, qëndrojnë për rreth 2 minuta në vendngjarje, derisa përfundojnë misionin, e më pas largohen nga vendi i ngjarjes për të djegur automjetitn. Grupi i vrasësve me pagesë, dyshohet të jenë nga një qytet i jugut./faxweb

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *