Ligj për të shpallurit non-grata, Berisha ‘kërcënon’ Ramën: Hovin do na rrisin

Kreu i PD, Sali Berisha në një bashkëbisedim me gazetarët tha se nëse do të ketë një ligj për mos të kandiduar në poste të ndryshëm personat që janë shpallur non-grata, Berisha tha se vulli dhe hovi vetëm do të ritet.

“Kualicion do ketë dhe do përcaktojë rregullat e tij. Por ajo që do jetë për PD në këtë kualicion do zgjidhjen me primare. Nuk heqim dorë nga primaret, si risi të dytë. Forma më e vërtetë brenda një partie, qëndrojmë plotësisht për ato çka kemi premtuar. Cilido që është deputeti i PD dhe kërkon të kandidojë është i mirëpritur. Ata që plotësojnë kriteret do të jenë të mirëpritur. I ftoj ta bëjnë një ligj anti-Berishë, por i siguroj se hovi dhe vrulli do të ritet”, tha Berisha.

Kreu i PD tha se të gjithë deputetët e PD që do të garojnë në zgjedhjet e ardhshme vendore, pasi kryetari nuk ka më asnjë pushtet.

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *