Presidenti Ilir Meta në një konferencë për mediat tha se do të bashkëpunojmë me këdo që kërkon rikthimin e pushtetit te populli.
Meta tha se duhet përmirësuar qeverisja vendore, pasi shumë bashki janë drejt falimentimit.
Sakaq shtoi se mbështet idenë e kreut të PD, Sali Berisha për çështjen e primares.
“Opozita nuk ka këshilltar, ftoj të gjithë opozitarët të forcojnë monitorimin ndaj bashkive. Nuk ka asnjë lloj kontrolli nga ana e opozitës. Do bashkëpunojmë me këdo për të rikthyer pushtetin popullit. Mbështes idenë e Berishës për primaren, pasi kërkojmë të përmirësojmë standarden e qeverisë vendore. Kanë shpallur falimentimin e bashkive, ndonëse kanë potenciale ekonomike. Do bashkëpunojmë, pasi ka rendësi rimarrja e pushtetit vendor. Të rivendoset rendi kushtetues, pasi kryeministri është përgjegjësi i vetëm”, tha ai.