Nënkomisarja Anisa Kostani vazhdon me deklarata të forta ndaj shtetit dhe opinionit të gjerë publik.
Përmes një postimi në rrjete sociale, Kostani ka ndarë një këngë të reperit ‘Unikatil’ në sfond, ku ky i fundit thotë se “e ndal veç plumbi”.
Ndër të tjera teksti thotë: Un jom ma i mallkumi; ma i paparashikumi; ai shqipja i përgjakshëm që mun me e nal veç plumi”. Në video policja shihet me celular në dorë, duke ndjekur rrugën që të çon në drejtim të Drejtorisë së Përgjithshme të Policisë. Kujtojmë se Kostani u pezullua nga detyra nga drejtori i Përgjithshëm i Policisë, Gledis Nano si edhe AMP ka nisur një hetim për gjuhën e përdorur nga policja drejtuar gazetarëve.
Reagimi i saj vjen pas raportimit të mediave në lidhje me vrasjen e Madrit Ulqinakut në Elbasan nga 18-vjeçari Horgito Peqini, ku shprehet se blutë e Elbasanit janë duke bërë një punë të shkëlqyer, të cilën vetëm “qorrat dhe ata që i kanë marrë provimet nga profesorë Don Zhuanë” nuk e shohin.