Ligji i ri ndryshon formatin, Vllaznia bën thirrje talentëve për t’u bashkuar

Vllaznia ka njoftuar që me vendimin e ri të Komitetit të Liçensimit, i cili është miratuar dhe nga Komiteti Ekzekutiv për licensimet e ekipeve zinxhir, Klubi i Futbollit Vllaznia do të jetë e vetmja akademi që do të marrë pjesë në Kategorinë Superiore të moshave U-19, U-17, U-15, U-14 dhe U-13.

Ky vendim vjen si rrjedhojë e rregullores së re që ka hartuar FSHF, ku kampionatet e kombëtare te të rinjt do të jenë në një linjë me ato të të rriturve. 10 ekipet e Abissnet Superiore dhe 14 të Kategorisë së Parë, format i tillë do t’i shërbejë ekipeve që të kenë më tepër produkt vëndas nga ekipet e tyre zinxhirë.

Njoftimi i plotë:

“Të nderuar futbollistë, prindër dhe sportdashës. Ju bëjmë me dije se ne baze te vendimit te Komisionit te Licensimit te miratuar nga Komiteti Ekzekutiv, Klubi i Futbollit Vllaznia eshte licensuar per te marre pjese ne sezonin futbollistik Abissnet Superiore me ekipet U19,U17,U15,U14 dhe U13. Kjo sepse me rregulloren e re të hartuar nga institucioni i futbollit shqiptar, kampionatet kombëtare të të rinjve do të jenë në të njëjtën linjë me të rriturit, 10 skuadra në Superiore dhe 14 në kategorinë e parë.

Në këto rrethana, meqenëse vetëm ekipet e Akademisë Vllaznia do të kenë mundësi të luajnë në kampionatet e Kategorisë Superiore të moshave të mësipërme, ftojmë të gjithë futbollistët e interesuar për të qenë pjesë e Akademisë tonë që të rregjistrohen dhe të bëhen pjesë e saj. Rregjistrimet do të jenë të hapura deri në fundin e muajit gusht.
Ju mirëpresim!”

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *