Kjo kullë nuk është projektuar të ishte e pjerrët
Kullën e Pizës në Itali e njihni si një kullë, e cila është mjaft interesante për shkak të pjerrtësisë së saj.
Kjo kullë është kambana e katedrales dhe një ndër objektet më të vjetra në Itali.
Ndoshta gjatë vizitës në Itali nuk keni kaluar pranë saj pa bërë ndonjë fotografi, por a ju ka shkuar në mendje ta kuptoni arsyen e pjerrtësisë së saj.
Kjo kullë ka filluar të ndërtohet më qëllim që të ishte si çdo kullë tjetër, vertikale dhe e drejt, por më vonë ajo filloi të anonte.
Kulla e Pizës është ndërtuar mbi një bazë të dobët, mbi një tokë jo të fortë, gjë që ka bërë që ajo të anojë dhe të jetë kjo që është, duke ia shtuar vlerat artistike vetes.
Kjo kullë anon nga jugperëndimi dhe thuhet se pesha e saj është rreth 16 mijë ton.
Lartësia e kullës është 55,86 m nga toka në anën më të ulët dhe 56,70 m në anën më të lartë. Gjerësia e murit në bazë është 4,09 m dhe në krye 2,48 m. Pesha e saj është vlerësuar 16 000 ton. Kulla ka 294 ose 296 hapa, kati i shtatë ka 2 hapa me pak në veri.
Para se të niste puna për restaurimin e kullës, e kryer midis 1990 deri në 2001, kulla kishte një pjerrësi prej 5,5 grade, kurse pas përfundimit te punës ajo qëndron ne një pjerrësi prej 3,99 gradë.
Kjo do të thotë që maja e kullës qëndron 3,9 m më lart se vendi ku ajo duhej të ishte nëse do të ishte kullë vertikalisht perfekte.