Gati prej një jave, Dua Lipa është duke shijuar mrekullitë e jugut shqiptar, aty ku po pushon së bashku me familjen e saj.
Ajo dokumenton rregullisht jetën e saj në rrjetet sociale dhe duket se po ia kalon shumë mirë në Shqipëri, me familjen dhe shoqërinë.
Këtë të premte, Dua ka publikuar foto të reja në “Instagram”-in e saj ku ndiqet nga 86 milionë persona. Dua ka postuar foto me bikini ku duket e mrekullueshme teksa ekspozon linjat, ndërsa si koment ka vendosur vetëm temperaturën, 36 gradë.
Këngëtarja do të marrë pjesë javën e ardhshme në Sunny Hill Festival, që këtë vit u nda mes Prishtinës dhe Tiranës. Pas një sezoni të suksesshëm me 74 koncerte në vende të ndryshme të botës, ku mori edhe një propozim për martesë, ylli i muzikës ka njoftuar se do të vijojë turin në shtator, në Amerikën e Jugut.