Vihet në pranga një shtetas, po drejtonte mjetin në gjëndje të dehur

Është arrestuar  në flagrancë një shtetas 53-vjeç , për vepren penale “Shkelja e rregullave të qarkullimit rrugor” dhe “Drejtimi i automjeteve në mënyrë të parregullt”.

Mësohet se shtetasi po drejtonte mjetin në gjëndje të dehur dhe ka përplasur shtetasin S. K., 46 vjeç ky i fundit ka marrë dëmtime të lehta .

Njoftimi i Policisë :

Specialistët e Trafikut Urban dhe Interurban pranë DVP Korçë bënë arrestimin në flagrancë të shtetasit A. L., 53 vjeç, banues në Korçë, për veprat penale “Shkelja e rregullave të qarkullimit rrugor” dhe “Drejtimi i automjeteve në mënyrë të parregullt”.

Ky shtetas ditën e djeshme, në lagjen nr. 10, Korçë, duke drejtuar në gjendje të dehur automjetin tip “BMW”, ka përplasur automjetin tip “Skoda”, me drejtues shtetasin S. K., 46 vjeç, banues në fshatin Baban, Devoll. Për pasojë ka marrë dëmtime të lehta pasagjerja e automjetit tip “Skoda”, shtetasja K. H., 41 vjeçe, banuese në Gramsh, e cila pas mjekimit të marrë në spital, është larguar për në banesë.

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *