Një shtetas 39 vjeç po procedohet penalisht, nën akuzën e vepres penale “Mosbindja ndaj urdhrit të punonjësit të policisë së rendit publik” .
Njoftimi i Policisë:
Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Maliq referuan materialet në Prokurori dhe filloi procedimi penal në gjendje të lirë për shtetasin S. Sh., 39 vjeç, banues në fshatin Lumalas, Korçë, për veprën penale “Mosbindja ndaj urdhrit të punonjësit të policisë së rendit publik”, pasi në afërsi të fshatit Velitërnë, Maliq, ky shtetas duke drejtuar automjetin tip “Ford”, nuk i është bindur urdhrit të punonjësit të Njësisë Operacionale të Drejtorisë së Policisë Rrugore, për të ndaluar.