Po procededohet penalisht një 55 vjeçar për veprën penale “Ndërtimi i paligjshëm”.
Shtetasi 55- vjeç u kap duke kryer punime ndërtimi në banesën e tij, pa lejen përkatëse.
Njoftimi i Policisë :
Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Pogradec referuan materialet në Prokurori dhe filloi procedimi penal në gjendje të lirë për shtetasin Gj. M., 55 vjeç, banues në fshatin Tushemisht, Pogradec, për veprën penale “Ndërtimi i paligjshëm”, pasi u kap duke kryer punime ndërtimi në banesën e tij, pa lejen përkatëse.