Aktorja e humorit Rudina Dembacaj është një nga personazhet më aktive në rrjetet sociale, ku ndan me ndjekësit mendime apo këshilla për tema të ndryshme.
Por aktorja nuk kursen as “debatet” me ndjekësit e saj .
Së fundmi ajo e pyetur nga fansat e saj ë një bisedë virtuale .
Rudina publikoi një pyetje të një ndjekësi i cili shkruan: “Pse e more Markun vetëm për lekë?”
“Po pse kaq zili o non, pse?! S’të ka dashur si Marku mua? Po hape mendjen se ndoshta gjen dhe ti dashuri.” – ka qenë kjo përgjigja e aktores që nuk nguron asnjëherë t’ju përgjigjet pyetjeve të tilla .
Pak kohë më parë Rudina Dembacaj ka treguar se ajo dhe Marku janë gati për tu bërë prindër.