Partizani është një prej skuadrave pretendente të kampionatit, por për trajnerin e të kuqve, italianin Xhiovani Kolela, pretendente e vërtetëështë Tirana, të paktën në këtë fazë. Tekniku doli në konferencë për shtypin në prag të sfidës së parë të kampionatit ndaj Egnatias, ku trajneri italian foli për gjendjen e skuadrës, ndeshjen e radhës, merkton dhe objektivat e Partizanit. “Egnatian e njohim mjaft mirë. Kemi dërguar njerëzit tanë për ta parë. Dhe si Egnatia do t’i përgatisim të gjitha ndeshjet në vijim. Situata është shumë e mirë, nuk kemi asnjë të dëmtuar. Mund të përmirësohemi dhe më shumë në vazhdim. Da Silva? Sigurisht që nuk do të kenë shumë minuta në këmbë, por gjendja e tyre është mjaft pozitive. Në lidhje me merkaton mund të them se do të afrohet edhe një mbrojtës qendre dhe nuk do të ketë tjetër”, nënvizoi Kolela. Më pas ai komentoi grupin, forcën e tij, elementët dhe objektivat që ka Partizani këtë sezon. “Kam gjetur një ekip jo me entuziazmin që duhet të kishte, por është një skuadër shumë e mirë. Nëse do të kishte moral të të lartë, nuk do të isha këtu, do të vazhdonte trajneri i mëparshëm. Sigurisht që ne jemi për të arritur këtë objektiv, pra titullin. Punojmë me objektiva të përcaktuar dhe në fund do të shohim nëse do t’i arrijmë ato. Ky është vullneti ynë”, theksoi trajneri i Partizanit. Më tej Kolela analizoi pritshmëritë, duke folur specifikisht për formacionin.Diçka mund të ndryshojmë. Deri të shtunëm lojtarët nuk e dinë formacionin dhe përderisa nuk e dinë lojtarët, nuk preferoj ta zbuloj. Dua që të parët të jenë ata që do ta marrin vesh formacionin”, tha ai.
Tirana, rivale e Partizanit
Trajneri Xhiovani Kolela nuk e fshehu se rivalja më e fortë e Partizanit do të jetë Tirana. Nisur nga grupi dhe potenciali që ajo tregon në garë, por edhe me specifikën e derbit që ka midis dy skuadrave kryeqytetase. Mendoj që në këtë sezon kampionati shqiptar do të jetë më i ekuilibruar se në sezonet e kaluara. Ndoshta në letër Tirana mund të jetë diçka më shumë. Por mendoj që kampionati do të jetë shumë i ekuilibruar. Dhe ne jemi në garë njësojë si të tjerët dhe do ta provojmë deri në fund”, shtoi më tej tekniku i kuq. Duhet thënë se trajneri Italian i “demave” foli edhe për një farë shqetësimi, që të kuqtë nuk fitojnë ndeshjene parë të edicionit prej 6 vjetësh. “Ndeshja e parë është shumë e rëndësishme. Por duhet t’ju kujtoj që në vitin që Partizani u shpall kampion humbi në ndeshjen e parë. Është e rëndësishme, por jo shumë e rëndësishme. Diçka që edhe mund të garantoj është që skuadra ime do të kërkoj të fitojë gjithmonë. Sulmi me probleme? Jo, e keni gabim, e shikoj të plotësuar repartin e sulmit. Siç ju thashë dhe më parë, i fundit që kërkoj është një mbrojtës qendre. Nëse nuk do të ketë lëvizje të tjera mund ta konsiderojë të mbyllur merkaton”, përfundoi trajneri i skuadrës së kuqe të Partizanit. Përballja e parë në kampionat pritet të jetë relativisht e lehtë nëse nisemi nga rivali, por duke qenë duel i parë i kampionatit ai është delikat, prandaj përplasja me Egnatian merr vlerë.