Sherri i parë kishte vetem një jave që kishte ndodhur por nuk ishte i fundit për jeten e natës në Kosovë .
Tre vajza, mes tyre një nga Shqipëria kanë vënë në alarm një klub nate në Kosovë. Bëhet fjalë për diskotekën e quajtur ‘Zone’ në Prishtinë.
Fillimisht vajzat kanë debatuar verbalisht e më pas kanë kapur njëra-tjetrën nga flokët e janë rrahur me grushte.
Dy prej vajzave kanë mbetur të lënduara si pasojë e sherrit dhe janë shtruar në spital, ndërsa njëra ka përfunduar në komisariat.
Të dyja të rejat i janë bashkuar shoqes së tyre e janë dërguar në paraburgim për 48 orë. Kjo është hera e dytë që këto vajza zihen me njëra-tjetrën