Banorët e zonës së ish-kënetes në Durrës kanë dalë në protestë këtë të shtunë, pasi kërkojnë nga bashkia që t’i japë bonusin e qirasë për shtëpitë që do të shemben në funksion të infrastrukturës rrugore që do të ndërtohet në zonë.
Burime për median bëjnë me dije se mbi 3 mijë familje nuk kanë marrë këtë bonus prej tre muajsh, si dhe banesat e tyre nuk janë rindërtuar. Banorët shprehen se kanë hequr dorë nga gjithçka për t’i hapur rrugë shembjes, por Bashkia ende nuk i ka dhënë bonusin e qirasë.
Kujtojmë se vendimi për shembjen e banesave, bëhet në kuadër të punimeve për ndërtimin e lagjes së re në ‘Spitallë’ për të dëmtuarit nga tërmeti.