‘Bonusi i rijetësimit’ për qendrat historike, Margarit: Shpallen fitues 41 aplikantë, përfitojnë 1-5 milionë lekë

Ministrja e Kulturës, Elva Margariti ka reaguar në lidhje me nismën kombëtare ‘Bounusi i rijetësimit’.

Përmes një postimi në ‘Facebook’, Margariti shkruan se 41 aplikantë janë shpallur fitues për t’u ardhur në ndihmë pronarëve të objekteve-monument kulture që duan t’i mirëmbajnë apo rijetësojnë.

Sakaq shton se vlera që përfitojnë këtë aplikantë është 1-5 milionë lekë.

Postimi i plotë:

? Për herë të parë  Ministria e Kulturës ndërmori nismën kombëtare “Bonusi i rijetësimit”, për t’u ardhur në ndihmë pronarëve ose përdoruesve të ligjshëm të objekteve-monument kulture apo brenda qendrave historike dhe zonave arkeologjike, që duan t’i mirëmbajnë apo rijetësojnë. Mes aplikantëve, 41 syresh përfitojnë 1-5 milionë lekë!

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *