Dalin pamjet e para nga atentati i ndodhur në Vlorë pasditen e sotme, ku mbeti i vrarë Bledar Birçaj.
Siç duket edhe nga pamjet e mëposhtme në emisionin “Opinion”, makina ka qenë duke kaluar në zonën e Lungomares, kur i është prerë rruga.
Dy autorët, të veshur me të zeza, kanë dalë nga makina e tyre, duke qëlluar me breshëri ndaj viktimës.
Pasi autorët janë tërhequr, personi që ende nuk është identifikuar, i cili shoqëronte 40-vjeçarin ka dalë qetësisht nga mjeti. Për vetëm një moment ka kthyer kokën pas, e më tej ka vijuar rrugën.
Më pas, këta të fundit largohen, ku siç shihet nga pamjet, njërit prej tyre i bie kallashnikovi dhe kthehet sërish për ta marrë, për t’u larguar pastaj me një makinë gri.
Ndërkohë, në këtë moment nga makina e viktimës del pasagjeri, i cili largohet me vrap dhe në panik.
/Burimi: Opinion.al/Priza.al/