Gjykata e Elbasanit ka caktuar masën e sigurisë ‘arrest me burg’ për Edjen Dinon, pasi dyshohet së është përfshirë në konfliktin ku mbeti i vrarë 33-vjeçari, Madrit Ulqinaku.
Mësohet se 18-vjeçarit i është gjetur një mjet prerës (thikë) dhe një dorezë metalike.
Në kërkim ngelet edhe një 18-vjeçar, i cili dyshohet të ketë qëlluar me pistoletë.
Kujtojmë se ngjarja ndodhi tre ditë më parë, datë (16 gusht), ku Ulqinaku u vra në mes të bulevardit të Elbasanit pas një konflikti për motive të dobëta me adoleshentët.