Covid-19/ MSH: 495 infektime dhe një humbje jete në 24 orët e fundit

Ministria e Shëndetësisë ka reaguar në lidhje me infektimet nga virusi Covid-19.

Mësohet se kanë rezultuar pozitivë 495 qytetarë dhe një person ka humbur jetën.

Sakaq janë shëruar në total gjatë 24orëve të fundit, 437 qytetarë në rang vendi.

Njoftimi i plotë:

Nisur nga rritja e numrit të qytetarëve të prekur nga Covid19, Ministria e Shëndetësisë i bën sërish thirrje qytetarëve të mos neglizhojnë vaksinimin anticovid, posaçërisht në këtë periudhë të rritjes së kontakteve, për shkak të lëvizjeve përgjatë sezonit veror.  Çdo person mbi 12 vjeç, mund të vaksinohet në qendrat shëndetësore në të gjithë vendin. Gjithashtu MSHMS apelon të gjithë qytetarët e vaksinuar, që të drejtohen në qendrat shëndetësore, për t’u vaksinuar me dozën përforcuese.

Vaksinat antiCOVID reduktojnë mundësinë e infektimit dhe shmangin në shkallë të lartë hospitalizimet dhe fatalitetet.  Nëse keni shenja të sëmundjes apo keni patur kontakt me një person të prekur nga Covid19, izolohuni menjëherë dhe kontaktoni mjekun tuaj të familjes për t’u testuar sa më parë ose telefononi Urgjencën Kombëtare në numrin unik 127. Ju informojmë për situatën në 24 orët e fundit, si vijon: Janë kryer 1407 testime, nga të cilat kanë rezultuar pozitivë me COVID19, 495 qytetarë, në këto bashki:

113 në Tiranë, 34 në Durrës, 23 në Fier, 22 në Lushnje, 20 në Devoll, 19 në Sarandë, 18 në Kavajë, nga 17 qytetarë në Shkodër, Elbasan, 15 në Vlorë, 13 në Gjirokastër, 12 në Pogradec, nga 11 qytetarë në Lezhë, Kamëz, Berat, nga 10 qytetarë në Shijak, Divjakë, nga 9 qytetarë në Krujë, Himarë, Belsh, 8 në Kolonjë, nga 7 qytetarë në Malësi e Madhe, Tepelenë, 6 në Peqin, nga 5 qytetarë në Rrogozhinë, Korçë, nga 4 qytetarë në Vorë, Dibër, Mallakastër, Maliq, Dimal, Gramsh, nga 3 qytetarë në Kurbin, Bulqizë, Mat, Përmet, Kuçovë, nga 2 qytetarë në Kukës, Roskovec, Selenicë, Delvinë, Skrapar, nga 1 qytetar në Fushë Arrëz, Has, Mirditë, Patos, Këlcyrë.

Janë 3,781 qytetarë aktivë me Covid19 në të gjithë vendin. Aktualisht në spitalin COVID3 po marrin trajtim 22 pacientë. Në 24 orët e fundit ka një humbje jete me Sars-Cov2: një qytetare nga Tirana 62 vjeçe. Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale i shpreh ngushëllimet familjes. Janë shëruar 437 qytetarë gjatë 24 orëve të fundit, duke e çuar numrin e të shëruarve në 317,233 që nga fillimi i epidemisë.

Statistika (20 Gusht 2022)

  • Raste të reja ditore            495
  • Të shëruar në 24 orë          437
  • Të shtruar në spitale            22
  • Humbje jete në 24 orë           1
  • Testime ditore                    1407
  • Testime totale               1,950,326
  • Raste pozitive                  324,590
  • Raste të shëruara 317,233
  • Raste Aktive                        3,781
  • Humbje jete                         3,576

Shpërndarja gjeografike e rasteve aktive sipas qarqeve:

  • Tiranë                      1,565
  • Fier                            481
  • Durrës                     323
  • Vlorë                          299
  • Korçë                          225
  • Elbasan                      190
  • Shkodër                        179
  • Gjirokastër                  170
  • Berat                          137
  • Lezhë                         136
  • Dibër                          59
  • Kukës                        17

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *