Aksident në Vlorë, plagoset një 8-vjeçar

Një aksident rrugor ka ndodhur këtë pasdite në Vlorë.

Mësohet se ngjarja ka ndodhur rreth orës 16:30, në rrugën e plazhit në Orikum ku një i mitur është aksidentuar nga automjeti tip ‘Fiat’.

Raportohet se i aksidentuari ndodhet në spital, ku po merr mjekimin e nevojshëm nga mjekët.

Njoftimi i policisë:

Sot, rreth orës 16:30, në rrugën e plazhit në Orikum, shtetasi A. M., 27 vjeç, duke drejtuar  automjetin tip “Fiat”, ka aksidentuar një fëmijë 8 vjeç, i cili ndodhet në spitalin e Vlorës, nën kujdesin e mjekëve.

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *