Hapet konkursi për punonjës psiko-social në shkolla, Kushi: Punësojmë 235 punonjës të rinj

Ministrja e Arsimit, Evis Kushi ka reaguar sërish në lidhje me vendimin për shtimin e punonjësve psiko-social në shkolla.

Përmes një postimi në ‘Facebook’, Kushi shkruan është hapur konkursi për të kandiduar në këtë pozicion pune, ku këta të fundit duhet të aplikojnë sipas procedurave të konkurrimit.

Sakaq shton se këta punonjës do të kenë në dispozicion edhe paketën e dokumenteve standardet e përgjithshme profesionale, parimet e etikës dhe udhëzuesin për praktikën e punës.

Postimi i plotë:

Siç ju kemi informuar edhe më parë, këtë vit të ri shkollor kemi vendosur që shërbimit psiko-social në shkollat tona t’i shtohen edhe 235 punonjës të rinj në të gjithë vendin. Ky vendim ka si qëllim rritjen e mëtejshme të cilësisë së këtij shërbimi dhe mbulimin më të plotë të shkollave në të gjithë territorin, përfshirë edhe zonat periferike dhe të largëta.

Këtë vit, këta punonjës do të kenë në dispozicion edhe paketën e dokumenteve që kemi miratuar së fundmi në #MAS, standardet e përgjithshme profesionale, parimet e etikës dhe udhëzuesin për praktikën e punës. Këto do të ndihmojnë ndjeshëm në përmirësimin, standardizimin dhe monitorimin në mënyrë të unifikuar dhe të vazhdueshme të punës së tyre.

Dua të ftoj të gjithë kandidatët e interesuar për t’u punësuar në shërbimin psiko-social në shkolla që të aplikojnë sipas procedurave të konkurimit që sapo janë shpallur në të gjitha Drejtoritë Rajonale të Arsimit Parauniversitar. Informacionet e nevojshme, kriteret dhe afatet përkatëse mund t’i gjeni në çdo drejtori rajonale dhe zyrë arsimore vendore në çdo bashki të vendit.

Suksese të gjithë kandidatëve!

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *