Dy shqiptarë janë arrestuar në pikën kufitare të Kakavijës.
Burime për median bëjnë me dije se të këta shtetas janë dënuar për trafik droge dhe pastrim parash. Mësohet se shqiptarët janë arrestuar nga sektori i kontrollit të pasaportave në bashkëpunim me policinë e Janinës. Ndërkohë është arrestuar një shqiptar në pikën kufitare të Kapshticës, pasi ishte shpallur në kërkim nga autoritetet greke.
Mësohet se shqiptari 38-vjeçar akuzohet për trafik droge.