Këngëtarja Xhensila Myrtezaj ka rrëfyer se në koncertin e Noizyt ka veshur rroba të marra ‘borxh’.
Xhensila shprehet se rrobat ja ka ‘rrëmbyer’ shoqes së saj më të mirë, Elona Balajt pasi nuk i kishte pëlqyer asgjë nga ato çka ishte stiluar për të. Me këto rroba, siç vetë Xhensila e tregon Elona ka punuar gjithë ditën dhe në fund i ka hequr për shoqen e saj.
“Kam porositur 3 veshje në 3 stiliste të ndryshme, nuk jua them emrin, shumë bukur të treja, por gjithmonë kishte diçka që çalonte, ose bluza e gjerë, ose bluza e ngushtë, ose pantallonat e shkurta më shumë se ç’duhej dhe gjeje se kush më veshi. Elona Balaj, me rrobat që kishte veshur, ka krehur gjithë dynjanjë, ka trukuar gjithë dynjanjë”, tregon ajo.