Një aksident rrugor ka ndodhur këtë pasdite në Lezhë.
Burime për median bëjnë me dije se një automjet ka dalë nga rruga, ku për pasojë ka përfunduar në një kanal me thellësi 1.5 metër, i tejmbushur me ujë. Mësohet se në automjet udhëtonin tre vajza por fatmirësisht një banor i zonës ka ndërhyrë duke bërë të mundur shpëtimin e tre të rejave.
Fatmirësisht vajzat ndodhen jashtë rrezikut për jetën, ndërsa policia ndodhet në vendin e ngjarjes për të zbardhur ngjarjen.