I nxehti ekstrem po than lumenjtë me rëndësi jetike në mbarë globin, shihni si duket transformimi i 6 prej tyre nga hapësira (FOTO)

Mungesa e reshjeve të shiut dhe valët e pamëshirshme të të nxehtit duket se po thajnë lumenjtë në SHBA, Evropë, Azi dhe Lindjen e Mesme. Shumë prej tyre po zvogëlohen në gjatësi dhe gjerësi, duke bërë që pjesët e shtratit të lumenjve që dalin mbi ujë të kthehen në një pamje të zakonshme.

Disa lumenjë janë tharë aq shumë, saqë janë bërë praktikisht të pakalueshëm nga anijet tregtare dhe ato turistike.

Kriza klimatike e shkaktuar nga njeriu po nxit motin ekstrem në të gjithë globin, i cili nuk po ndikon vetëm te lumenjtë, por edhe tek njerëzit që mbështeten tek ata. Shumica e njerëzve në planet varen nga lumenjtë në një farë mënyre, qoftë për ujë të pijshëm, për vaditje apo për energji për transportin e mallrave.

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *