Dyshohet se i përkasin shërbimeve sekrete, dërgohen për ekzaminim sendet personale të rusëve të arrestuar

Janë dërguar në laboratorin shkencor për ekzaminim sendet personale të shtetasve rusë, të cilët u arrestuan pasi sulmuan ushtarakët në Uzinën e Përpunimit të Armëve në Gramsh.

Një nga sendet që iu gjet me vete të arrestuarve, ishte edhe një pajisje që personat pretendonin se ishte pajisje për të bërë foto, ndërsa dyshohet se ishte pajisje spiunazhi.

Sipas gazetarit, ka dyshime të forta se këta 3 shtetas mund të jenë pjesë e një celule spiunazhi në Rusi. U bë me dije se 3 shtetasit e huaj ndodheshin prej 3 ditësh në Gramsh.

Ata prej dy ditësh fotografuan nga larg uzinën dhe lëviznin me një mjet ‘chevroletë’. Shërbimi ushtarak u informua rreth kësaj lëvizje. Bazuar në veprimet që kanë bërë dje tre shtetasit e huaj dhe para dy ditësh rreth uzinës, bazuar edhe ne sendet që i janë sekuestruar ka dyshime te forta për një rrjet spiunazhi rus. Kujtojmë që edhe para disa ditësh u arrestua në Kosovë një gazetare ruse si pjesë e një celule spiunazhi ruse.

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *