Real Madrid fitoi bindshëm 4-1 në transfertë ndaj Celta Vigos, ku shënuan Benzema, Modric, Vinicius dhe Valverde, por vëmendjen e mori goli i kroatit, një “perlë” e vërtetë. Trajneri Carlo Ancelotti analizoi këtë takim dhe i thuri elozhe Luka Modric.
“Ai është i pavdekshëm, gjithmonë i përgatitur, gjithmonë luan shumë mirë. Goli i tij ndryshoi fatin e ndeshjes, deri atëherë ishte një lojë e barabartë dhe konkurruese. Ata bënin presion të mirë dhe ne patëm vështirësi. Në pjesën e dytë e përmirësuam lojën tonë, tranzicionet ishin spektakolare.
Duhet të mendojmë për një tranzicion që mund të jetë i ëmbël ose diçka më e fortë. Veteranët e kuptojnë këtë, sepse të rinjtë kanë treguar se e meritojnë të kenë një vend. Është e rëndësishme të menaxhojmë mirë dhomën e zhveshjes. Nevojitet mirëkuptimi i veteranëve dhe durimi i të rinjve”.