Peleshi viziton ushtarët e dëmtuar nga rusët, pritet që të lënë spitalin sot

Ministri i Mbrojtjes Niko Peleshi vizitoi gjatë mëngjesit të sotëm dy ushtarakët që u sulmuan me spray nga një shtetas rus që tentoi të futej në Uzinën e Përpunimit të Armëve  në Gramsh.

Siç duket edhe nga fotot e publikuara në Facebook-un e ministrit, dy ushtarët janë në gjendje të mirë shëndetësore. Ardi Bici dhe Ardjan Xhaka pritet që sot ta lënë spitalin.

Postimi i Peleshit:

“Dy ushtarakët e lënduar një ditë më parë në incidentin e ndodhur në Uzinën ushtarake të Gramshit janë në gjendje të mirë dhe pritet që sot të lënë spitalin. I vizitova ata dhe u shpreha falenderimin tim dhe të qeverisë për reagimin e shpejtë dhe zbatimin pikë për pikë të ligjit ushtarak. Të gjitha institucionet që nga Agjencia së Sigurisë dhe Inteligjecës së Mbrojtjes, Policia Ushtarake, Antiterrori, SHISH, Policia e Shtetit, prokuroria po punojnë dhe shumë shpejt do të kemi rezultatet e një hetimi më të plotë.”


Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *