Një ngjarje e rëndë u shënua paraditen e sotme në Mirditë, ku një grua u qëllua aksidentalisht për vdekje nga bashkëshorti i saj.
Ndërkohë kanë dalë të tjera detaje nga kjo ngjarje. U mësua se 61-vjeçari Paulin Paçuku qëlloi në mënyrë të pavullnetshme ndaj gruas së tij Vitore Paçuku.
Ngjarja ka ndodhur në shtëpinë e tyre, në fshatin Jezull të Mirditës. 54-vjeçarja është transportuar menjëherë në spital për ndihmë mjekësore, nga të afërmit e saj, por si pasojë e plagëve të marra ka humbur jetën.
Shtetasi Paulin Pacuku është shoqëruar në ambientet e Komisariatit të Policisë Mirditë, për veprime të mëtejshme procedural. Arma e zjarrit pistoletë është sekuestruar në cilësinë e proves materiale.
https://www.priza.al/2022/08/21/e-rende-ne-mirdite-burri-vret-aksidentalisht-gruan-teksa-ishte-duke-pastruar-armen/