U konfliktuan fizikisht për pronën, procedohen 4 vëllezërit në Mat

Policia e Matit ka proceduar penalisht katër vëllezër, pasi janë konfktuar me njëri-tjetrin për motive pronësia.

U mësua se vëllezrit janë konfliktuar fizikisht me njëri-tjetrin, duke shkaktuar dëmtime të lehta trupore njëri-tjetrit.

Njoftimi i plotë:

Mat / U konfliktuan me njëri-tjetrin, për motive pronësie, vihen në pranga 4 shtetas dhe procedohet në gjendje të lirë një tjetër.

Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Mat, arrestuan në flagrancë shtetasit F. M., 68 vjeç; N. M., 60 vjeç; F. M., 24 vjeç; A. M., 24 vjeç, të katërt banues në Ulëz, Mat, si dhe referuan materialet dhe filloi procedimi në gjendje të lirë për shtetasen V. M, pasi për motive pronësie, janë konfliktuar fizikisht me njëri-tjetrin, duke shkaktuar dëmtime të lehta trupore.

Materialet i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme.

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *