Ylli Limani ka ndarë me ndjekësit e tij në rrjte sociale një lajm të hidhur. Macoku i tij, Loki, është ndarë nga jeta pasi , tetë qenë endacakë e kanë sulmuar sapo ka dalë nga shtëpia këngëtari e konsideronte maçokun e tij si “djalë”, prandaj është shfaqur shumë zemërthyer në postimet e tij së fundmi.
“Loki jem ka ndërruar jetë të mërkurën me 17 gusht. Që ditën e parë që të kemi marrë menjëherë jemi dashuruar. S’më besohej që një maçok mundet të ta rregullojë jetën në çdo sekond menjëherë. Loki më shumë më ke gërvishtur dhe kafshuar, por e di që më ke dashur. Nëse do mund të ktheja kohën të kisha bërë të mos ma lëshoje dorën kurrë o pis. Djali jem
“Të mërkurën rreth orës 09:00 të mëngjesit, Loki ka dalë në oborrin e shtëpisënë shumë pak sekonda që dera ka qenë e hapur. Menjëherë është sulmuar nga 8 qen endacakë në oborrin e shtëpisë… vazhdimin s’kam zemër me e shkrujt, ashtu siç nuk kisha zemër të shihja kamerat e sigurisë së shtëpisë tonë” shkruan ylli në postim .