Ksamili është një ndër vendet më të populluara nga turistët, por banorët të cilët lëshojnë dhoma me qira shprehen të shqetësuar se në mungesës së ujit disa I kanë lënë pushimet në mes.
“Dal në rrugë me zë klientë, klienti më ikën. Më kanë ikur 2 djem nga Elbasani ma nxinë jetën sikur e kisha fajin unë se s’ka ujë. Me të ardhurat nga turizmi jetoj me gjithë familjen.”
Gjatë verës ky fshat turistik më së shumti po furnizohet me ujë nga autobotët. Uji i rrjetit ju vjen një herë deri dy herë në ditë nga një orë.
“Kush është lart në fshat nuk i shkon, uji atyre të pjesës së kodrës.”
“Që në fillim të sezonit s’ka, vetëm në dimër ka ujë. Po e blejmë me lekë.”
“Mbajmë rezerva, vijnë dhe autobotet.”
Të tjerët kanë gjetur zgjidhje alternative kanë depo, po shpesh herë ato nuk ju mbushen.
“Kam bërë depo 7-8 milionë. Unë me depo dhe kam ngelur pa ujë. Bashkisë i kemi thënë s’më mbetet gjë tjetër veç të gjej një pistoletë me vra veten.”/ABC