Lindi pa një pjesë të kafkës/ Mrekullia 3D i shpëton jetën foshnjes

Një vogëlushe e lindur pa një pjesë të kafkës së saj i është nënshtruar një operacioni ‘inovator’ që ka përfshirë teknologjinë e printimit 3D.

Jeta e një foshnjeje të porsalindur u shpëtua nga kirurgët të cilët ishin në gjendje të praktikonin riparimin e kafkës së saj me një kopje ekzakte të printuar në 3D.

Vogelushja, nga Rzeszow ka  një defekt të lindur që nënkupton se rreth një e pesta e kafkës së saj nuk ishte formuar siç duhet në pjesën e pasme të kokës.

Deformimi u vu re gjatë skanimeve të shtatzënisë, por u kostatua vetëm kur ajo lindi.

Operacioni shkoi ne menyre te shkëlqyer pasi mjekët vizualizuan dhe praktikuan një kopje të saktë të kokës së fëmijës.

Por ky operacioni i ofroi vetëm një zgjidhje të përkohshme defektit, duke parandaluar infeksionin duke i mbyllur pjesën e hapur të kokës.

Por kockat e saj janë ende në rritje, kështu që mjekët presin që kafka të zhvillohet përpara se të kryejnë operacionin rindërtues.

Por ajo do të ketë nevojë për operacione të mëtejshme ne vitet ne vijim për të rindërtuar kockën e humbur, ku do te perdoret serish teknologjia e printimit 3D.

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *