FOTO/Jozefina Topalli nuk përmbahet, bëhet sërish gjyshe

Jozefina Topalli është bërë gjyshe për herë të dytë, pasi e bija Megi ka sjellë në jetë një tjetër fëmijë. Sot ishte një ditë e veçantë për familjen Topalli, duke qenë se familjes i është shtuar edhe një tjetër anëtar.

Ish-kryeparlamentarja Jozefina Topalli është bërë gjyshe për herë të dytë. Këtë lajm të bukur e ka përcjellë vetë Topalli, me anë të një fotoje ku është vajza e saj Megi me dy fëmijët.

“Një ëngjëll i vogël ka mbërritur në shtëpinë tonë duke gëzuar të gjithë. Megi e ne të gjithë kemi zemrën plot”, shkruan bashkëngjitur fotos në fjalë.


Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *