Tetë fëmijë dhe një mësues kanë humbur jetën pasi dy persona të armatosur u futën në një shkollë në Rusi. Videoja e publikuar në rrjetet sociale tregon sesi fëmijë të tmerruar hidhen nga dritaret për t’i shpëtuar masakrës, ndërsa ata që ndodheshin në katin e fundit shpëtuan duke zbritur nga një shkallë. I dyshuari kryesor për ngjarjen, një djalë adoleshent, është arrestuar nga policia.
Nxënësit dhe mësuesit u larguan nga shkolla pasi filluan të dëgjonin krisma armësh ndërsa policia dhe prindër të shqetësuar mbërritën në vendngjarje. Dëshmitarët thanë se fëmijët e tmerruar po hidheshin nga dritaret e katit të sipërm për të shpëtuar, ndërsa disa nxënës dhe pjesëtarë të stafit mbetën të vdekur.
Raportohet se adoleshenti i cili u arrestua, i tha policisë se kishte vendosur një bombë në shtëpinë e tij. Nga njoftimet e para, thuhet se nëntë persona kanë humbur jetën, mes tyre 8 fëmijë dhe një mësues. Ngjarja e rëndë ndodhi në qytetin Kazan, në Rusinë jug-perëndimore, rreth 500 milje në lindje të Moskës.
/Përshtati:Priza.al/Burimi:Mirror