Një shef rajonal i shërbimeve të inteligjencës SBU të Ukrainës, Oleksandr Nakonechny është gjetur i vdekur në banesën e tij në Ukrainë.
Oleksandr Nakonechny u gjet nga gruaja e tij me plagë me armë zjarri në një dhomë të banesës së tyre në qytetin Kropyvnytskyi të shtunën pasi ajo dëgjoi të shtëna armësh, tha zyra.
Bashkëshortja e tij gjithashtu ka thënë se ka dëgjuar të shtëna armësh.
Sakaq Policia ka nisur një hetim për vdekjen, por nuk ka bërë një reagim lidhur me ngjarjen.
Nakonechny ka drejtuar SBU-n në rajonin Kirovohrad që nga janari 2021.