Vetëdorëzohet në polici autori i vrasjes së 27-vjeçarit në Tiranë

Është vetëdorëzuar në polici autori i vrasjes së Mehmet Qemës, Marjus Dema. Në polici është vetëdorëzuar dhe Frenkli Myftari, një tjetër person i shpallur në kërkim.

Vetëdorëzimi është bërë pas negociatave të familjarëve mes policisë dhe autorit. 27-vjeçari Mehmet Qema nga Hasi u vra me një plumb në gjoks. Viktima Qema u dërgua me urgjencë në spital por nuk ka mundur t’i mbijetojë plagëve, pasi plumbi i kishte prekur organet jetësore duke humbur jetën.

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *