Sulmi në të cilin u vra Darja Dugina, vajza e ideologut nacionalist rus Aleksandr Dugin, u mor përsipër nga një grup i panjohur deri më tani, i cili e quan veten Ushtria Kombëtare Republikane. Këtë e ka bërë të ditur Ilja Ponomarev, ish-deputet i Dumës, duke shpjeguar se sulmi “hap një faqe të re në rezistencën ruse ndaj Putinizmit”.
Në manifestin e grupit disident, në të cilin presidenti Putin përkufizohet si “uzurpator i pushtetit dhe kriminel lufte që ndryshoi Kushtetutën, nisi një luftë vëlla-vrasëse midis popujve sllavë dhe dërgoi ushtrinë ruse në një vdekje të sigurt dhe të pakuptimtë”.