Një vogëlush 7-vjeçar ka vdekur mbrëmë si pasojë e kontaktit me rrymën në shtëpinë e tij.
I mituri është dërguar në spiitalin rajonal të Gjakovës për të marrë ndihmen e mjekëve por ka gjetur vdekjen.
Informacione për këtë rast ka dhënë zëdhënësi i Policisë së Gjakovës, Sheremet Elezaj.
Njoftimi i Policisë
Mrëmë rreth orës 19:20 është pranu informacioni nga Spitali Rajonal i Gjakovës se viktima i gjinisë mashkull i lindur në vitin 2015 kishte pasur kontakt me energji elektrike…Më pas nga spitali është marrë informata që fëmija ka vdekur dhe trupi i tij është dërguar për obduksion në IML”, tha Elezaj për Gazetën Express.