Arrestimi i rusëve në Gramsh merr vëmendjen e botës! Ministrat e BE-së mblidhen në Pragë

Akuza zyrtare u bënë nga policia  shqiptare për veprimin e  dy shtetas rus dhe një ukrainas, të arrestuar më parë për përpjekje për të hyrë në një zonë të kufizuar ushtarake.

Po atë ditë, katër persona me kombësi çeke u arrestuan për hyrjen në një fabrikë ushtarake në Poliçan . Këto incidente vijnë pikërisht në mesin e një dileme të vazhdueshme të vendeve të BE-së lidhur me bindjen ndaj thirrjeve të Ukrainës për të ndaluar hyrjen e turistëve rusë në bllok.

Menjëherë pas pushtimit të Ukrainës nga Kremlini ,  Letonia, Lituania dhe Polonia morën vendimin e ndalimit të  lëshimin e vizave të reja turistike për shtetasit rusë.

Çështja do të diskutohet në një takim të ministrave të jashtëm të BE-së në Pragë më 31 gusht, teksa blloku 27 anëtarësh po peshon mundësinë e daljes me një qëndrim të unifikuar lidhur me vizat afatshkurtra për shtetasit rusë. Incidentet e fundit vijnë në kohën kur anijet ruse po kryejnë një sërë manovrash në detin Adriatik.

 

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *