Sekretari i Përgjithshëm i Partisë së Lirisë, Tedi Blushi, ka reaguar në lidhje me ngjarjet ku shtatë shtetas, dy rusë, një ukrainas dhe katër çekë, janë kapur në uzinat e armëve në Poliçan dhe Gramsh, me pretendimin se po fotografonin objektet tashmë jashtë shërbimit.
Me anë të një postimi në Facebook, Tedi Blushi solli në vëmendje një tjetër rast, ku të tjerë shtetas të huaj kanë hyrë në bazën e Pashalimanit, duke theksuar kështu dështimin e instuticioneve shqiptare .
Blushi shprehet se institucionet shqiptare kanë dështuar për faqe të zezë, ndërsa kërkoi që të mbahen përgjegjës personat të cilët kanë shpërdoruar detyrën dhe ti vendosen sa më parë përpara ligjit .