Luiza Gega bën për herë të parë fituese të medaljes së artë Shqipërinë në një kampionat të rëndësishëm siç është Evropiani.
Sportistja shqiptare shkëlqeu në Mynih me një paraqitje fantastike në garën e 3000 m me pengesa duke vendosur dhe rekord evropian.
Luiza Gega , e veshur me ar u rikthye këtë të hënë në atdhe ku u prit në Rinas nga Ministrja e Arsimit dhe Sportit Evis Kushi.