Turizmi rus dhe agjentët, Berisha: Siguria kombëtare në rrezik, të infiltruar në SHISH

Kreu i partisë Demokratike Sali Berisha në një deklaratë për media ka reaguar lidhur me agjentët e dyshuar rusë në bazat ushtarake.
Sipas Berishës siguria kombëtare është në rrezik dhe pavarësisht se Kryeministri Edi Rama del garant në dhe përpiqet të minimizoj dhe mbuloj situatën kreu i qeverisë është vet kërcënimi i vendit.

Contents
“Agresorët e ushtarëve në detyrë, u ndaluan dhe janë hetim. Cila është lidhja e tyre me shërbimet duhet të qartësohet. Por e vërteta është se përdorimi i lëndëve djegëse dhe neuroparalizuese dhe toksike, kundër ushtarëve, komprometon thellësisht ‘misionin’ e tyre turistik. Unë sot jam këtu për të deklaruar, se kërcënimin më të madh në këto vite ndaj sigurisë kombëtare, me akte madhore e ka bërë personalisht, Edi Rama. Po ju rikujtoj këtu se 5 vite më parë në një mënyrë të pashembullt në historinë e një vendi, të lirë apo jo, mediat shqiptare publikuan të gjithë organigramën e shërbimit shtetërore, emër, mbiemër, degë dhe funksion. Ata publikuan dhe rrogat e tyre, duke ekspozuar kështu këtë shërbim ndaj të gjitha shërbimeve të tjera, jo miqësore. Deklaroj këtu se këtë e ka bërë Edi Rama, pasi askush tjetër në Republikën e Shqipërisë, përveç kryeministrit që firmos çdo vit strukturën e SHISH, ka të drejtë të njihet me të, apo ta kërkojë atë,” tha Berisha.“Sipas dosjes rezulton se Frederik Ymeri, ishte personi shumë aktiv lidhur me sigurimin e informacionit të klasifikuar.Ju dëgjuat një muaj më parë se njëri prej figurave më kyçe të Shërbimit Informativ Shtetëror për vite të tëra, Frederik Ymeri ishte aset rus. Në të vërtetë ai nuk është i izoluar, Fatos Klosi ndiqej nga shërbimet inteligjente shqiptare, për lidhje të dyshimta me dy shërbime të tjera dhe këto janë denoncuar publikisht.Këto janë të deklaruara të paktën publikisht. Federik Ymeri u emërua në drejtorinë më të rëndësishme, nga Fatos Klosi. Agjenturat e huaja, direkt apo me influencë janë të lidhura gjer në kreun e piramidës ndërkombëtare të këtij vendi. Siguria kombëtare sot në shumë aspekte është e kërcënuar. Shqipëria është vend anëtar i NATO-s dhe askush nuk mund të luajë me sovranitetin e saj. Në 100-vjetorin e marrëdhënieve me SHBA, në qiellin e Tiranës fluturojnë B-52. Uroj që miku i Edi Ramës dhe barbari i Kremlinit ti shohin edhe këto fortesa”, u shpreh Sali Berisha

“Agresorët e ushtarëve në detyrë, u ndaluan dhe janë hetim. Cila është lidhja e tyre me shërbimet duhet të qartësohet. Por e vërteta është se përdorimi i lëndëve djegëse dhe neuroparalizuese dhe toksike, kundër ushtarëve, komprometon thellësisht ‘misionin’ e tyre turistik.
Unë sot jam këtu për të deklaruar, se kërcënimin më të madh në këto vite ndaj sigurisë kombëtare, me akte madhore e ka bërë personalisht, Edi Rama. Po ju rikujtoj këtu se 5 vite më parë në një mënyrë të pashembullt në historinë e një vendi, të lirë apo jo, mediat shqiptare publikuan të gjithë organigramën e shërbimit shtetërore, emër, mbiemër, degë dhe funksion. Ata publikuan dhe rrogat e tyre, duke ekspozuar kështu këtë shërbim ndaj të gjitha shërbimeve të tjera, jo miqësore.
Deklaroj këtu se këtë e ka bërë Edi Rama, pasi askush tjetër në Republikën e Shqipërisë, përveç kryeministrit që firmos çdo vit strukturën e SHISH, ka të drejtë të njihet me të, apo ta kërkojë atë,” tha Berisha.

Kryetari i Partisë Demokratike, akuzoi si spiunë të shërbimeve sekrete ruse  është ish-zyrtarin e SHISH Frederik Ymeri, i cili doli në dosjen e SPAK disa javë më parë se shiste informacion te shërbimet partnere dhe ish-kreun e SHISH, Fatos Klosi si pjesë e agjenturës. Në deklaratën nga selia blu, dy ditë pas incidentit me rusët në Uzinën e Armëve në Gramsh, Berisha tha se siguria kombëtare sot është e cenuar ndërsa kishte një mesazh edhe për Aleksandër Vuçiç dhe Vladimir Putin.

“Sipas dosjes rezulton se Frederik Ymeri, ishte personi shumë aktiv lidhur me sigurimin e informacionit të klasifikuar.

Ju dëgjuat një muaj më parë se njëri prej figurave më kyçe të Shërbimit Informativ Shtetëror për vite të tëra, Frederik Ymeri ishte aset rus. Në të vërtetë ai nuk është i izoluar, Fatos Klosi ndiqej nga shërbimet inteligjente shqiptare, për lidhje të dyshimta me dy shërbime të tjera dhe këto janë denoncuar publikisht.

Këto janë të deklaruara të paktën publikisht. Federik Ymeri u emërua në drejtorinë më të rëndësishme, nga Fatos Klosi. Agjenturat e huaja, direkt apo me influencë janë të lidhura gjer në kreun e piramidës ndërkombëtare të këtij vendi. Siguria kombëtare sot në shumë aspekte është e kërcënuar. Shqipëria është vend anëtar i NATO-s dhe askush nuk mund të luajë me sovranitetin e saj. Në 100-vjetorin e marrëdhënieve me SHBA, në qiellin e Tiranës fluturojnë B-52. Uroj që miku i Edi Ramës dhe barbari i Kremlinit ti shohin edhe këto fortesa”, u shpreh Sali Berisha

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *