Një 38-vjeçar ka përfunduar në prangat e policisë, pasi akuzohet se ka ngacmuar seksualisht një 14-vjeçare.
Po ashtu një 52-vjeçar u arrestua nga blutë e kryeqytetit, pasi ka ushtruar dhunë në mënyrë të vazhdueshme ,ndaj bashkëshortes së tij.
Njoftimi i policisë:
Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Nr. 5 ndaluan shtetasin A. D., 38 vjeç, banues në Bathore, pasi dyshohet se ka ngacmuar seksualisht një 14-vjeçare.
Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Nr. 2 arrestuan shtetasin A. A., 52 vjeç, banues në Vaqarr, pasi ka ushtruar dhunë në mënyrë të vazhdueshme ,ndaj bashkëshortes së tij.
Materialet i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme procedurale.