Kreu i Partisë së Lirisë Ilir Meta, ka deklaruar se do të padisë autoritetin e dosjeve, për nxjerrjen e një dosje është lakuar emri i tij.
Meta deklaroi se do ta padisë Autoritetin e Dosjeve, për shpifje, falsifikim, manipulim, dhe nxjerrjes së informacionit të klasifikuar.
“Dua të ju them që me 1 shtator do të padis Autoritetin e Dosjeve, për shpifje dhe falsifikime në emër të qytetarit I.M., dhe për manipulim dhe nxjerrje të informacioneve shtetërore, pasi kemi të bëjmë me një informacion të klasifikuar.
Juristët e mijë po merren me këtë gjë. Nuk ekziston asnjë dokument që vërteton se Ilir Meta është një bashkëpunëtor i sigurimit të shtetit”, tha Meta.
Kjo dalje e kreut të PL vjen disa orë pasi Kryetari i Grupit Parlamentar të Partisë Socialiste, Taulant Balla. Balla tha se do të shqyrtohet pastërtia e figurës së atyre që kanë mbajtur deri tani poste shumë të larta, por nuk përmendi asnjë emër. Referuar kryetarit të Partisë së Lirisë, Ilir Meta, Balla, duke iu referuar si personi me incialet ‘I.M.’ ka diçka që është ‘i fryrë’ dhe ‘i emocionuar’.
https://www.priza.al/2022/08/22/ndryshimi-i-ligjit-per-dosjet-e-ish-sigurimit-balla-te-shqyrtohet-pastertia-e-personit-i-m/