Agjentë amerikanë, marrin në dorë hetimin e 3 rusëve të kapur në Gramsh

Hetimi për shtetasit  rus  që u kapen në Gramsh po ecen me hapa të shpejtë , këtë hetim e ndihmoi edhe ndërhyrja e shërbimeve të inteligjencës amerikane dhe ato të NATO.

Çështja është marrë në dorë  nga specialist të shërbimeve secrete amerikane dhe të NATO, të cilët kanë marrë edhe informacione shtesë nga ato që posedon pala shqiptare.

Përveç zyrave  të amerikanëve që janë  e instaluar pranë SHISH, në Tiranë kanë mbërritur urgjent edhe agjentë të tjerë të shërbimeve inteligjente të SHBA të cilët do të marrin vetë në pyetje 3 “blogerët”,

Rusët kanë kaluar respektivisht nga Muriqani, Porti i Durrësit dhe aeroporti i Rinasit në data të ndryshme përgjatë muajit gusht.

Autoritetet kanë sekuestruar pajisje elektronike e dronë në të cilat janë gjetur foto të objektivave ushtarake dhe strategjike jo vetëm në Gramsh, por edhe në vende të tjera në Shqipëri. /Alfapress.al

 

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *