Në një konferencë për shtyp Ministri i Mbrojtjes NIko Peleshi është shprehur se spiunët e dyshuar rus që janë gjetur në zona ushtarake nuk quhet veprim që cenon sigurinë kombëtare.
“Kemi dhunë të personelit me uniformë. Nuk është cenim i sigurisë Kombëtare por nuk e përjashtojmë që mund të jetë një ngjarje e shkëputur. Por nuk na rezulton që këta shtetas të kenë marr leje sepse si zonë ushtarake nuk mund të futesh pa leje të posaçme,” tha Peleshi