I arrestuar pak ditë më parë për nxitje të terrorizmit, GJKKO ka shpallur moskompetencën për Bledar Zenelin.
Dosja për Zenelin i ka kaluar gjykatës së Durrësit, ndërsa është nën akuzë vetëm për nxitje të urrejtjes ose grindjeve. Bledar Zeneli u arrestua pasi publikonte në rrjete sociale thirrje për terrorizëm, akuza të cilat ai i mohoi.
Zeneli dyshohet se nëpërmjet rrjetet sociale ka mbështetur ISIS, dhe sulmet e ndodhura gjatë kësaj kohe. Zeneli, thotë SPAK, shfaqet duke komentuar kundër shtetit të tij, dhe duke bërë propogandë për shtetin islamik.